'Tallja e ditës! - Blushi tregon fotot, Sotiraq Filo i Korçës në gjurmët e Erion Veliajt
Partia e Lirisë ka parë të ngjashmin e Erion Veliajt, kryebashkiakut të Tiranës, në betonizimin e qytetit, edhe në bashkinë e Korçës që drejtohet nga socialisti Sotiraq Filo. Sekretari i Përgjithshëm i PL, Tedi Blushi, ka komentuar mbi “arritjet” që ka publikuar Filo në faqen e tij në Fb, për të ashtuquajturit fidanë të rinj që po mbjell, në një kohë kur betoni po rrafshon gjithçka.
“Meme of the day” – ka ironizuar Blushi. - Sotiraq Filo nën gjurmët e Erion Veliajt! Pasi shkatërroi "Belvederen" e Korçës me 80 vila, shpërndan foto se ka mbjellë 60 fidanë! Korça do t'i japë përgjigjen më 14 maj”, ka garantuar Blushi në shënimin e tij.
Postimi i Filos në Fb: