SHBA/ Nëntë persona humbën jetën pasi një seri tornadosh dhe stuhish goditën Alabamën
Nëntë persona kanë vdekur pasi një seri tornadosh dhe stuhish shkatërruan një pjesë të mirë të komunitetit t֝ë Alabamas, SHBA.
Pamjet treguan ndërtesa dhe automjete të shkatërruara, pemë të shkulura dhe mbeturina të shpërndara në qytetin Selma, Alabama.
Shërbimi Kombëtar i Motit ka thënë: “Nëse keni nevojë të kërkoni strehë, merrni helmeta, diçka për të mbrojtur kokën tuaj, pasi gjendja është alarmante. Merrni kafshët tuaja shtëpiake. Merrni pajisjen tuaj të sigurisë. Shtëpitë nuk janë të sigurta, shkoni në një ndërtesë të fortë.
Ata gjithashtu u shprehën se: "erërat me shpejtësi të paktën 60 mph, breshëri i madh dhe tornadot mund të godasin sërish deri në orën 17:00".
Shteti fqinj Gjeorgjia u godit gjithashtu, ku dhjetëra shtëpi mbetën pa energji elektrike.