Spalleti flet pas fitores me Juven: Ende herët për titullin, Kvara dhe Osimhen janë magjikë

Një video pas vërshëllimës finale u bë virale, teksa nëse Alegri zgjodhi që t’i drejtohej me vrap dhomave të zhveshjes, Luciano Spalleti mori vrapin për ta ndalur dhe për t’i dhënë dorën, pas së cilës mori një “bravo” nga kolegu juventin.

Gjithsesi, trajneri i Napolit ia dedikon fitoren lojtarëve të tij, dyve në veçanti:

“Osimhen është një kafshë, një forcë e natyrës dhe bëri një ndeshje voluminoze si në momentin e golave, ashtu sikurse në të gjithë gjysmëfushën e Juventusit. Pastaj Kvaratskhelia është një gjeni, magji si Osimhen, pasi teknika e tij është e niveleve të kampionëve më të mëdhenj në botë në qarkullim për momentin dhe mendoj se ishin këta të dy që e thyen ndeshjen. Bravo skuadrës, kjo ishte fitorja e tyre, por ta lëmë mënjanë fjalën ‘titull’, pasi jemi ende në gjysmë të rrugës”.