Puthje dhe përqafime romantike mes Amos dhe Dea Mishel, çfarë ndodhi mes tyre
Dea Michelle dhe Amos Zaharia kanë shfaqur kimi mes njëri-tjetrit dhe përfliten si një nga çiftet që mund të krijohen brenda shtëpisë së BBV.
Dy konkurentët kanë improvizuar për provën e tyre të javës, të luajnë pjesë të caktuara nga filmat, dhe nuk kanë nguruar të realizojnë dhe skenën e puthjes.
Në një kohë kur sytë e të gjithëve janë nga Luizi për shkak të pëlqimit që ky i fundit ka shprehur për Kiarën, puthjen e parë kanë zgjedhur ta japin Amos dhe Dea.
Ata janë zhvendosur në ambientet e dusheve, bashkë me banorët e tjerë që kanë krijuar atmosferë duke ju hedhur ujë për ta bërë skenën sa më romantike. Mes brohorimave dhe duartrokitjeve, Amos dhe Dea kanë dhënë puthjen e parë.
Shpesh ata janë përfolur nga banorët e tjerë për mundësinë e një lidhje, gjë të cilën asnjë prej të dyve nuk e ka mohuar apo pohuar. Ata kanë biseduar për atë që mund të lindë mes tyre, por duket se nga ana e Deas nuk shihet asnjë shpresë.