VIDEO/ Digjet një punishte druri në Pogradec, zjarrfikësit 4 orë në luftë me flakët
Një punishte druri në Pogradec është djegur plotësisht gjatë natës. Zjarrfikësit u njoftuan 30 minuta pas mesnate dhe nxituan për të shuar flakët, për të cilat u desh të veprohej mbi tre orë. Në të gdhirë, afër orës 4, flakët u shuan dhe dolën në pah dëmet e konsiderueshme që ishin shkaktuar.
Nga zjarri nuk pati të lënduar, por vetëm dëme materiale . megjithatë zjarrfikësit arritën të ndalonin shpërndarjen e flakëve në objektet e tjera rreth e rrotull.
Policia e Pogradecit ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet se si nisi zjarri.