Barcelona i dërgon një ofertë Interit për Brozovicin, në këmbim të yllit që solli gjashtë muaj më parë
Mesfushori kroat Marcelo Brozvic ka qenë prej vitesh objektiv i shumë skuadrave ‘big’, por Interi deri më tani i ka refuzuar të gjitha ofertat për të. Këtë herë, Barcelona ka shprehur interesim për të dhe ka dërguar një ofertë interesante.
Siç shkruajnë Marca dhe Gerard Romero, një gazetar shumë i afërt me Barcelonën, gjiganti katalanas i propozoi Interit për të zëvendësuar lojtarin.
Domethënë, lideri i La Ligës do ta dërgonte Franck Kessie, i cili është katër vjet më i ri, në klubin e Milanos për 30-vjeçarin Brozovic.
Mesfushori nga Bregu i Fildishtë erdhi në Barcelonë gjysmë viti më parë si yll i madh i Milanit dhe pa dëmshpërblim. Kessie ishte një lojtar kyç në ekipin kampion të Milanit, por ai luajti vetëm gjashtë ndeshje në ekipin e parë në Barcelonë.
Ky shkëmbim do të kishte kuptim për të dyja skuadrat. Natyrisht, Kessie nuk mund të depërtojë në konkurrencën e fortë që mbretëron te Barcelona, por ai tashmë e ka dëshmuar veten në ligën italiane, që padyshim i shkon për shtat dhe është në vitet e tij më të mira të lojës, ndaj do të ishte një “deal” perfekte për Interin.
Brozovic është një legjendë e Interit, por ai ka tetë vite atje dhe ky do të ishte shansi i tij i fundit në karrierë për të luajtur për një tjetër gjigant dhe sipas informacioneve nga Italia, ai është i interesuar të kalojë te Barcelona.