Furnizoi me naftë peshkarexhën në Durrës, anija libiane u nis nga India
Anija nga Libia që furnizoi me rreth 50 mijë litra naftë anijen e peshkimit në Durrës, u nis nga porti i Sikka në Indi, më 19 dhjetor të vitit 2022.
Kjo anije, mbërriti në Portin e Durrësit në orët e para të mëngjesit të 14 janarit të këtij viti, pas 25 ditësh udhëtim.
Në pronësi të anijes, rezulton kompania Oceonix Servisec Ltd.
Euronews Albania ka siguruar foton e mjetit lundrues, i cili erdhi në port me 9 shtetas libianë dhe vetëm 12 mijë litra naftë të mbetur për t’u mundësuar kthimin.
Pjesa tjetër e naftës është përdorur për qëllime biznesi, pasi i është dhënë në ujërat neutrale në afërsi të brigjeve italiane anijes shqiptare.
Sasia e naftës prej 50 mijë litra karburant kontrabandë, u fut në ujërat shqiptare përmes anijes së peshkimit, por që u arrit të kapej nga autoritetet ligjzbatuese.