'Do votoj Këlliçin'/ Bën bujë deklarata e Arjan Çanit në 'Çim Peka LIVE'

Gazetari i njohur, Arjan Çani ka konfirmuar se është opozitar dhe se në zgjedhjet lokale do të votojë kandidatin e opozitës.

I pyetur më konkretisht në 'Çim Peka Live', se kë to të votojë: Erion Veliajn apo Belind Këlliçin, Çani konfimoi se vota e tij do të shkojë për Këlliçin.

Ai argumentoi se është mbështetës i opozitës dhe do rotacion politik. 

“Belind Këlliçin, dihet ai muhabet. Unë jam opozitar. Unë jam në parim për rotacionin”, është shprehur Çani.

Deklarata e tij ka bërë shumë bujë në median sociale dhe është pasqyruar nga dhjetëra portale.