SYRI TV/ Zgjedhjet lokale, Meta: Prioritet emergjent, largimi i Rilindjes

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, shprehu bindjen për fitoren e opozitës në zgjedhjet lokale të 14 majit.

I ftuar në Çim Peka Live, Meta deklaroi se opozita do t’i fitojë të gjitha bashkitë në qarqet e Shkodrës dhe Tiranës.

Ai theksoi se largimi i deputetit Agron Çela nuk përbën asnjë shqetësim.

Meta akuzoi Edi Ramën për sekuestrim dhe blerje deputetësh, por nga ana tjetër theksoi se opozita duhet të hyjë në zgjedhje me çdo çmim.

Sipas tij, prioritet emergjent është largimi i Rilindjes.