Rozana Radi zbulon të vërtetën e sherrit me Noizy-n, ja çfarë ka ndodhur mes tyre
Këngëtarja e njohur Rozana Radi rrefen për herë të parë të vërtetën e marredhënies me reperin Noizy.
as dy bashkëpunimeve të tyre në këngët ‘Fly’ dhe ‘Mr.Yesterday’, u përfol se mes tyre kishte pasur konflikte dhe i kishin dhënë fund miqësisë.
Por si është e vërteta? Gjatë intervistës me moderatoren Ester Bylyku të emisionit ‘Glamour Zone’, Rozana Radi tha: ‘Unë dhe Noizy nuk jemi zënë asnjëherë. Kurrë nuk kemi patur konflikte me njëri-tjetrin. Ai është shumë djalë i mirë.
Thashethemet se kemi bëre sherr, janë përhapur sepse unë dikur kam thënë që nuk dëgjoj rap.
Ndërsa në një rast tjetër kam thënë se kam dëgjuar këngën e Stresit ‘Lambo’, njerëzit janë keqkuptuar dhe kanë menduar se kam thumbuar Noizyn. Por nuk është e vërtetë.‘