Zelenskyy tallet me forcat ruse dhe me grupin mercenar Wagner që luftojnë për kredite në Soledar

Kreu i grupit mercenar Wagner, Yevgeny Prigozhin, ka akuzuar forcat ushtarake të Rusisë se po përpiqeshin ‘t’i vidhnin fitoren’ këtij grupi në Soledar.

Nisur nga kjo në fjalimin e natës presidenti ukrainas Volodymyr Zelenky është tallur me përleshjen e brendshme mes ministrisë ruse të mbrojtjes dhe grupit mercenar të Wagner, duke thënë se kjo tregon ‘një shenjë të qartë dështimi për armikun.’

"Ato tashmë po luftojnë mes tyre se kujt duhet t'i besohet një përparim taktik. Është një sinjal i qartë dështimi për armikun. Dhe është një tjetër nxitje për të gjithë ne që të bëjmë më shumë presion mbi pushtuesin dhe t'i shkaktojmë humbje më të rënda armikut”është shprehur Zelenskky.

Zelensky shtoi gjithashtu se beteja për Soledarin dhe qytetet e tjera lindore në Ukrainë po vazhdonin pavarësisht pretendimeve të grupit mercenar Wagner dhe qeverisë ruse se forca e tyre kishin marrë kontrollin e këtij qyteti.

“Beteja e ashpër për rajonin e Donetskut vazhdon. Beteja për Bakhmutin dhe Soledarin, për Kreminën, për qytetet dhe fshatrat e tjera në lindje të vendit tonë vazhdon. Edhe pse armiku ka përqendruar forcat e tij më të mëdha në këtë drejtim, trupat tona – Forcat e Armatosura të Ukrainës, të gjitha forcat e mbrojtjes dhe të sigurisë po mbrojnë shtetin” është shprehur Zelenskyy.