Vrau me thikë shqiptarin në Gjermani, arrestohet autori i dyshuar
Autori i vrasjes së një shqiptari në Gjermani është arrestuar nga policia vendase.
Sipas mediave gjermane bëhet fjalë për një ngjarje që ka ndodhur më 19 dhjetor, ku një shqiptar u godit me thikë për vdekje.
Raportohet se autori është me kombësi somaleze dhe dyshohet se është i moshës rreth 20 vjeç.
“I dyshuari ka qëndruar për disa ditë me një bashkatdhetar nga qyteti Fokeas, i hyrë nga Menton përmes Italisë”, shpjeguan autoritetet gjermane.