Napoli ‘shkatërron’ Juventusin në derbi, ‘aroma’ e Scudetto-s po 'përhapet' në jug të Italisë
Napoli mposhti Juventusin në startin e javës së 18-të të Serisë A dhe kështu krijuan epërsi me të madhe nga rivalët e tyre të parë në renditje. Për herë të parë në saktësisht 30 vjet, Juventus pësoi pesë gola në një ndeshje të Serie A.
Napoli ka treguar sonte të gjitha forcat dhe ka konfirmuar kandidaturën për të fituar titullin e shumëdëshiruar të kampionit të Italisë. Skuadra nga jugu i Italisë i shkaktoi Juventusit një nga humbjet më të rënda në vitet e fundit.
Napoletanët e nisën vrullshëm sfidën. Në minutën e 14-të, Victor Osimhen ndoqi topin dhe e dërgoi pas të pafuqishmit Wojciech Szczesny për të kaluar në avantazh vendasit.
Pesë minuta para se të mbyllej pjesa e parë, Kvicha Kvaratshkhelia vazhdoi me paraqitjet e shkëlqyera dhe tund bukur rrjetën e Zonjës së Vjetër për dy gola diferencë.
Juventusi u rikthye në lojë para pushimit me golin e Angelo Di Maria. Pjesa e parë u mbyll me rezultat 2-1.
Më poshtë është depërtimi i plotë i Juventusit.Mbrojtësi “Dardan”, Amir Rrahmani me një e riktheu avantazhin e dy golave pas goditjes nga këndi në minutën e 55-të.
Më pas Juventusi duhej të “hapej” dhe skuadra vendase e shfrytëzoi këtë. Në minutën e 65-të, Osimhen shënoi me kokë, i cili ishte goli i tij i dytë dhe Eljif Elmas me shumë fat shënoi pas një devijimi fatlum për 5-1.
Rezultati nuk ndryshoi deri në fund të lojës, ndaj Napoli shënoi një triumf të madh me plus 10 krahasuar me Juventusin. Vetëm Milani që viziton Lecce-n mund të zvogëlojë epërsinë e Napolit.
Në turin tjetër, Napoli luan një derbi lokal kundër Salernitanës jashtë fushe, ndërsa Juventusit i pret një tjetër duel i vështirë teksa Atalanta mbërrin në Torino.