‘Po s’më bëre like ikën nga puna’, Meta mbështet thirrjen e Berishës: Zuckerberg dhe Musk të kufizojnë Ramën

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, nëpërmjet një statusi në Twitter, ka shprehur mbështetjen e kreut të PD Sali Berisha drejtuar Mark Zuckemberg për të kufizuar kryeministrin Edi Rama me përdorimin e rrjeteve sociale.

Më herët Berisha denoncoi Ramën se ka “shpikur një aplikacion që mat like dhe komentet e punonjësve të administratës, që i bëjnë qeverisë në rrjetet sociale” dhe kërkoi nga Zuckerberg që të ndalojë këtë praktikë abuzimi në rrjetet e tyre sociale.