", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/January/13/auto_Screenshot_111673640536.png", "width": 900, "height": 561 } }

VIDEO/ Cikalleshi në superformë, sulmuesi kuqezi shënon sërish në Arabinë Saudite

Sokol Cikalleshi vazhdon të tregojë një superformë në kampionatin e Arabisë Saudite ku u transferua pak kohë më parë. Pas asistit në fitoren 1-0 të javës së kaluar për skuadrën e Al Khalej ndaj Al Taeuon, ka ardhur edhe goli sot në suksesin 3-2 ndaj Al Uehda.

Cikalleshi i dha avantazhin 1-0 ekipit të tij pas një kundërsulmi të shpejtë teksa shmangu mbrojtësit dhe dërgoi sferën në rrjetë duke nxjerrë jashtë loje edhe portierin kundërshtar. Ky ishte goli i dytë i tij në kampionatin e Arabisë Saudite, në 12 ndeshje të luajtura me skuadrën e Al Khalej.

Kjo e fundit e nisi keq kampionatin por falë dy fitoreve të fundit me protagonist sulmuesin shqiptar, tashmë ka mundësinë që t’i largohet vendit të 14 i cili për momentin e mban në zonën e ftohtë të klasifikimit.