Gjokutaj: Komike që Lulzim Basha është harruar si figurë, në Gjykatë rezulton kryetar

Avokati Genc Gjokutaj i ftuar në edicionin e pasdites me Juli Krisafin në Syri Tv është shprehur se edhe pse Lulzim Basha është kryetar me letra i Partisë Demokratike është harruar si figurë, duke e cilësuar këtë fakt si komik.

Sipas Gjokutajt dy janë arsyet pse gjyqi për vulën e Partisë Demokratike po shtyhet të cilat sipas tijë janë justifikime në interes të gjykatës.

"Pjesa më komike është që Lulzim Basha figuron kryetar me letra por është harruar si figurë. Pikërisht për arsye që të shkohet në zgjedhje të rregjistrohet partia e Alibeajt dhe ndërkohë Partia Demokratike që është shumica absolute e antarsisë së asaj partie të garojë në një sigël siç garojnë në zgjedhjet e shkuara

Janë dy arsye përse gjyqi po shtyhet pafund. E para, tani është bërë normë fakti që nuk ka gjyqtarë dhe me këtë argument janë justifikuar zvarritje të panevojshme të shumë çështjeve . E dyta është kapja që politika i ka bërë gjykatës sepse gjykata vërtet këta i mbron por kur vjen puna tek shkaqet e përjashtimit  u cenohet vërtet integriteti i gjykatës pasi një gjyqtar i njëanshëm e ka një hall" u shpreh Gjokutaj.