Ronaldo vendosi të vizitojë kampin stërvitor të Realit: Shikoni si e pritën
Lojtarët e Real Madridit po përgatiten për finalen e Superkupës së Spanjës kundër Barcelonës në Riad dhe Cristiano Ronaldo vendosi të vizitojë sot kampin stërvitor të mbretërve.
Shumë gazetarë po filmonin stërvitjen e Realit sot në tribunat e stadiumit në Riad dhe nuk e kishin idenë që Ronaldo do të hynte në të.
Teksa lojtarët e klubit madrilen po stërviteshin në fushë, Ronaldo iu afrua pankinës dhe zhvilloi një bisedë të përzemërt me ish-trajnerin e tij Carlo Ancelotti dhe legjendarin Roberto Carlos.
Të gjithë punonjësit e Realit u gëzuan kur panë futbollistin e Al-Nassr dhe nuk i hoqën buzëqeshjet nga fytyrat.
? ¡Qué bueno volver a verte, @Cristiano! ?
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) January 13, 2023
? @MrAncelotti
? @OficialRC3 pic.twitter.com/V4pqKMVr8d
Ronaldo luajti për Realin për nëntë vjet dhe fitoi katër trofe të Champions League.
Me fanellën e mbretërve, Ronaldo shënoi 450 gola në 438 ndeshje dhe me meritë konsiderohet një legjendë e klubit.