Pilulat elektorale/ Rama: Bonus në prill për pensionistët nga taksa e jashtëzakonshme e energjisë

Kryeministri Edi Rama nuk i ndal pilulat elektorale.

Pas Pakos së Madhe, Rama premtoi se do ketë një tjetër bonus për pensionistët në prill, në prag të zgjedhjeve lokale.

Qëllimi do jetë blerja e votave. Rama tha se bonusi do jepet nga paratë që do merren prej taksës së jashtëzakonshme mbi eksportuesit e energjisë.

“Të gjithë pensionistët po marrin këto ditë sipas premtimit bonusin e Pakos së Madhe dhe urojmë ta kenë sa më të mbarë e me shëndet të plotë, vitin që sapo ka nisur. Me marrjen e këstit të parë të taksës së jashtëzakonshme mbi eksportuesit e energjisë në muajin prill, do të programojmë një tjetër bonus për pensionistët, që barra e inflacioni i luftës për ta të vazhdojë të jetë sa më pak e ndjeshme”, njoftoi Rama.