Superiore/ Vllaznia mund me përmbysje Partizanin dhe i afrohet kreut

Vllaznia ka fituar me spektaklit ndaj Partizanit. Shkodranët mposhtën me përmbysje 2-1 “të kuqtë”, duke u shkaktuar humbjen e parë në shtëpinë e tyre të cilën e inauguruan pak javë më parë.

Në një sfidë direkte mes dy skuadrave pretendente për kreun, ishin kuqeblutë e Mirel Josës ata që festuan në fund, duke ngushtuar me 4 pikë distancën nga kreu, që mbahet pikërisht nga Partizani.

“Të kuqtë” kaluan të parët në avantazh me anë të Gueye në minutën e 62-të, megjithatë nuk arritën të ruajnë epërsinë, pasi në të 77-ën ishte Fjoart Jonuzi ai që riktheu baraspeshën në stadiumin “Partizani”.

Në të 90-ën shkodranët gjetën edhe golin e dytë me anë të sulmuesit të talentuar Mehdi Çoba, i cili erdhi nga stoli për të shënuar golin me vlerë 3-pikëshe për kuqeblutë, që ngjiten përkohësisht në kuotën 25 pikëve.