VIDEO-SYRI TV/ Abazoviç mohon akuzat për thyerjen e embargos: Këto janë lajme të rreme

Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, i cilësoi të pavërteta lajmet e mediave malazeze se ai dhe Edi Rama, kanë thyer embargon, duke lejuar tregtinë mes Serbisë dhe Rusisë. Gjatë vizitës në Tiranë, për marrjen e titullit ‘Honoris Causa’, nga një universitet privat, Abazoviç shprehu sërish mbështetjen për ‘Ballkanin e Hapur, duke thënë se bashkëpunimi  rajonal mund të bëhet edhe pa Gjermaninë e Francën.

Nga SYRI TV

Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, i ka cilësuar si fake news, lajmet e mediave malazeze të cilat akuzuan atë dhe Kryeministrin Edi Rama se kanë thyer embargon e vendosur nga BE dhe SHBA, duke lejuar tregtinë mes Serbisë dhe Rusisë. Deklaratat e Abazoviç, u bënë gjatë vizitës së tij në Tiranë.

Ndërsa Kryeministri Edi Rama insistion që Ballkani I Hapur, është një nismë mbështetëse, për procesin e Berlinit, kryeministri në detyrë, i Malit të Zi, Dritan Abazoviç që e përkrah këtë projekt, deklaroi se bashkëpunimi rajonal mund të bëhet edhe pa Gjermaninë dhe Francën.

Dritan Abazoviç komentoi edhe qëndrimin e Kosovës e cila ka refuzuar të ulet në tryezën e Ballkanit të Hapur, duke shprehu bindjen se sipas tij, zgjidhja është dialogu dhe jo barrikadat.

Abazoviç, deklaroi se qeveria e tij, u shkarkua sepse nuk pranoi të bëhej palë, me krimin, duke drejtuar gishtin e akuzës te Presidenti Milo Gjukanoviç. Deklaratat e kryeministrit në detyre te Malit të zi, u bënë pas promovimit të librit të tij ‘Kritika e Etikës Globale’, ku mori edhe titullin, 'Doctor Honoris Causa'.