Shqipëria një ‘rogue state’?

Nga Akil Kraja

Ndërprerja e kontratës mes shtetit shqiptar dhe Aleat në prodhimin e pashaportave & ID-ve shqiptare, dhe kalimi i ardhshëm potencial i këtij shërbimi në duart e një organizate simotër e AKSHI-t, është një zhvillim që vendos dhe më tej në rrezik standartet e sigurisë së të dhënave të qytetarëve shqiptarë.

Shqipëria një “rogue state” ?

Asgjë nuk e pengon tanimë që bashkëpunimi i sukseshëm mes krimit të organizuar ndërkombëtar dhe pushtetarëve socialistë në sektorin e ndërtimit të shtrihet dhe në fushën e “pashaportave të arta” nëpërmjet “amnistisë fiskale” dhe “investimeve strategjike”.

Aleat, një strukturë perëndimore e ngritur në kohën e qeverisjes Berisha, mundësoi që Shqipëria të ishte ndër vëndet e para në Europë për të zbatuar teknologjinë biometrike në kartat e identitetit të qytetarëve të saj. Ishin pikërisht këto reforma që mundësuan heqjen e vizave drejt BE-së, dhe është pikërisht vënia potenciale nën duart e një organizate simotër të AKSHI-t që mund të rrezikojë rikthimin e tyre.

Nga ana tjetër, largimi i kësaj kompanie perëndimore është i disati në rrjedhën e largimeve të ngjashme në sektorin bankar e të telekomunikacionit. Kjo nuk është rastësi.

Kompanitë perëndimore kanë gjithmonë e më shumë arsye për të refuzuar për të bërë investime në Shqipëri. Sistem tatimor i paqëndrueshëm, arbitraritet administrativ, politizim të vendimarrjeve, mungesë burimesh njerëzore, mungesë të sigurisë kontraktuale… tanimë i shtohet dhe rreziku i pasigurisë mbi të dhënat personale.

Rrjedhja e të dhënave nëpërmjet E-Albania është diçka, mundësia që këto të dhëna të fallcifikohen që në burim është diçka tjetër.

Asgjë më shumë se “Rogue State” nëse nuk arrin dot të mbrosh as regjistrin e të dhënave të qytetarëve të tu.