SYRI TV/ Abazoviç komenton akuzat për thyerjen e embargos: Këto lajme janë 'fake news'

Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviç,i ka cilësuar si fake neës, lajmet e mediave malazeze të cilat akuzuan ate dhe Kryeministrin Edi Rama se kanë thyer embargon e vendosur nga BE dhe ShBA, duke lejuar tregtinë mes Serbisë dhe Rusisë. Deklaratat e Abazoviç, u bënë gjatë vizitës së tij në Tiranë. 

Ndërsa kryeministri Edi Rama insistion që Ballkani I Hapur, është një nismë mbështetëse, për procesin e Berlinit,  kryeministri në detyrë, I Malit të zi,Dritan Abazoviç që e përkrah këtë projekt, deklaroi se bashkëpunimi rajonal mund të bëhet edhe pa Gjermaninë dhe Francën.

Dritan Abazoviç komentoi edhe qëndrimin e Kosovës e cila ka refuzuar të ulet në tryezën e Ballkanit të Hapur, duke shprehur bindjen se sipas tij, zgjidhja është dialogu dhe jo barrikadat.

Abazoviç,  deklaroi se qeveria e tij,  u shkarkua sepse nuk pranoi të bëhej palë, me krimin, duke drejtuar  gishtin e akuzës te Presidenti Milo Gjukanoviç.

Deklaratat e kryeministrit në detyre te Malit të Zi, u bënë pas promovimit të librit të tij “Kritika e Etikës Globale”, ku mori edhe titullin, 'Doctor Honoris Causa'.