VIDEO-SYRI TV/ Hidhet në erë banesa e shefit të Krimeve, kamerat 'kapën' autorin kur u largua me vrap
Në 110 vjetorin e policisë së shtetit, shefi i krimeve ne Shkodër Pellumb Shpati e ka pritur më një shpërthim tritoli në banesën e tij që fatmirësisht ka pasur vetëm dëme materiale.
Ngjarja vjen dy javë pas eksplozivit që ka shpërthyer ne banesën e Valter Serrës në Bardhaj. Shpërthimi ka qenë i fortë, duke shkaktuar dëme materiale në banesë dhe në automjetet e familjarëve të Shpatit të cilat ishin parkuar në oborrin e shtëpisë ku qëndronin 17 pjesëtare.
Mësohet se kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur një person vendos lëndën plasëse dhe më pas largohet me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. SIpas policisë së Shkodrës mësohet se ngjarja është regjistruar rreth orës 03.50 minuta të mëngjesit në lagjen Dobraç.
Grupet hetimore kanë mbledhur të dhënat në vendin e shpërthimit, ndërsa janë administruar edhe kamera sigurie dhe po hetohet ne dy pista, në atë të detyrës së policit, apo edhe ndonjë konflikti në mundëshem.
Ndërkohë që mëoshet se në vitin 2019, në lagjen “Mark Lula” të Shkodrës, është plagosur me thikë vëllai i tij Vat Shpati pas një konflikit me dy vëllezër. Por nga ana tjeter babai i efektivit të policise, Gjergj Shpati rrefen se djali i tij nuk ka pasur asnjë konflikt.
Në harkun kohor të një viti, ky është sulmi i gjashtë që bëhet ndaj punonjësve të policisë në Shkodër.