U gjet i pajetë në banesë në Bulqizë, identifikohet viktima
Një person është gjetur pa shenja jete në banesë në Lagjen e Re, Bulqizë.
Mësohet se viktima është identifikuar si Feizi Demiri, 49 vjeç.
Nuk ka shenja dhune dhe dyshohet të ketë qenë i sëmurë. Demiri jetonte i vetëm. Ende nuk dihen shkaqet e sakta të vdekjes së tij.
Ndërkohë policia është në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur ngjarjen.