Tri vija, bëj tutje! -- Stilisti Thom Browne mposht Adidas për logon me shirita

Stilisti Thom Browne ka dalë fitimtar në një betejë ligjore me kompaninë e famshme të veshjeve sportive, Adidas, në Nju Jork këtë javë.

Adidas është e famshme për mbrojtjen me vendosmëri të fortë të të markës së vet tregtare me tre shirita. Megjithatë, vitet e fundit përpjekjet e saj ligjore për të mbajtur ekskluzivitetin mbi modelet me vija në modë kanë dështuar.

Në vitin 2021, Adidas e paditi stilistin Browne për “Four-Bar Signature” , detajin e punimeve të tij, një grup prej katër vijash paralele që shfaqen në krahët e bluzave, pantallonave sportive dhe të kapuçëve. Marka gjermane e rrobave pretendoi se pamja e që shfaqte kjo firmë ishte shumë e ngjashme me logon e saj me tri vija.

Gjyqi dyjavor përfundoi dje kur juria prej tetë personash dha vendimin e saj në më pak se dy orë.

Mbështetësit në sallën e gjyqit të Browne shpërthyen nga gëzimi përpara se gjyqtari i qarkut amerikan Jed Rakoff t'i qortonte ata për shkeljen e rregullit të sallës së gjyqit. Mbështetësit më vonë u derdhën në korridor, disa duke festuar me përqafime dhe lot.

"Ishte e rëndësishme të luftoja dhe të tregoja historinë time," tha Browne për Associated Press.

“Dhe unë mendoj se është më e rëndësishme dhe më e madhe se unë, sepse mendoj se po luftoja për çdo stilist që krijon diçka dhe ka një kompani më të madhe që u vjen pas më vonë,” tha ai.

Zëdhënësi i Adidas, Rich Efrus, e shprehu pakënaqësinë e kësaj markeje me vendimin dhe synimin e tyre për ta luftuar atë.

"Ne jemi të zhgënjyer me vendimin dhe do të vazhdojmë të vigjëlojmë me forcë  pronën tonë intelektuale, përfshirë edhe apelin," tha ai.

Kjo nuk është hera e parë që Adidas ka probleme me Browne.

Në vitin 2007, marka u ankua se stilimi i tij me tri shirita ishte shumë i ngjashëm me markën e tyre tregtare. Browne nuk e kundërshtoi ankesën dhe e ndryshoi pamjen e tij në versionin aktual me katër shirita./ar.sh/SYRI.NET