Portugalia shpall sistem të ri Vetingu pas një vargu skandalesh qeveritare
Qeveria e Portugalisë tha të enjten se zyrtarët e ardhshëm do t'i nënshtroheshin një sistemi të ri verifikimi (vetting)përpara se të emëroheshin pas një vargu skandalesh punësimi që kanë tronditur Partinë Socialiste në pushtet.
Kandidatët do të duhet t'i përgjigjen një grupi prej 34 pyetjesh që do të lejonin qeverinë të verifikonte të kaluarën e secilit individ dhe të konstatonte se nuk kishte konflikt interesi, tha në një konferencë shtypi ministrja Mariana Vieira da Silva.
Vieira da Silva shtoi se ata gjithashtu do të duhet të nënshkruajnë një deklaratë nderi.
"Ky mekanizëm është para emërimit dhe synon të parashikojë një problem," tha ajo. "Nuk është një hetim... është një grup pyetjesh që i lejon personit të marrë përgjegjësi."
Partitë opozitare i janë përgjigjur negativisht pyetësorit të ri, me deputetin e bllokut të majtë Pedro Filipe Soares që e përshkruan atë si "qesharak".
Ai shtoi: "Kryeministri po na thotë se do t'u bëjë pyetje njerëzve që fton në qeveri? Nuk e ka bërë më parë?"
Qeveria socialiste, e udhëhequr nga kryeministri Antonio Costa, është përballur me sfida të shumta që kur fitoi një shumicë parlamentare në zgjedhjet e vitit të kaluar.
Që atëherë, 11 ministra dhe sekretarë të shtetit kanë lënë rolet e tyre, në raste të caktuara për shkak të akuzave për sjellje të pahijshme ose praktika të dyshimta.
Në fillim të këtij muaji, Sekretarja e Shtetit për Bujqësinë Carla Pereira, e gjeti veten në faqet e para të gazetave pasi iu sekuestruan “disa llogari bankare” nga Prokuroria Publike pas një hetimi mbi veprimtarinë e bashkëshortit të saj , ish-kryetar i bashkisë Vinhas, Americo Pereira. Llogaritë e përbashkëta të Américo Pereira me Carla Alves vazhdojnë të jenë sekuestruara dhe akuza kërkon që rreth 700,000 euro t'i kthehen shtetit - sepse nuk është e mundur të vërtetohet prejardhja e tyre.
Në fund të dhjetorit, edhe Ministri i Infrastrukturës Pedro Nuno Santos dha dorëheqjen pas një proteste publike për pagesën e madhe të largimit, të marrë nga një Sekretar i ri Thesari, nga linja ajrore shtetërore TAP, e cila binte nën kompetencën e ministrit.
Në nëntor, krahu i djathtë i Costa, Miguel Alves, dha dorëheqjen pas akuzave zyrtare për shkelje ligji gjatë kohës së tij si kryetar bashkie në 2015 - 2016.