‘Asfalti elektoral’/ Këlliçi denoncon Veliajn: Po fsheh problemet reale!

Deputeti i PD-së dhe njëherazi kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e 14 majit, Belind Këlliçi, ka denoncuar një tjetër skandal nga kryebashkiaku Erjon Veliaj në rrugën 'Xhavit Isufi'.

Në postimin e tij në Facebook, Këlliçi ka publikuar pamjet e rrugës, ku dallohet qartësisht se investimet e bashkisë janë bërë ‘shkel e shko’ pasi kanalizime nuk ka dhe uji ka çarë asfaltin e dobët që është përdorur, duke u kthyer në shqetësim për banorët.

‘Boll me premtime gjigandeske! Tiranës i duhen si fillim standardet më minimale që kanë kryeqytetet e Europës! Tiranës i duhet administrim, normalitet, model i ri, punë ekipi në nivel ekspertësh dhe jo 10 kameramanë për 1 fidan!’, shkruan Këlliçi.

POSTIMI I PLOTE

OAsfalti elektoral fsheh problemet reale të rrugëve.

Ai që nuk e shtroi rrugën "Xhavit Isufi" për 8 vjet, nuk do e bëjë për 4 muaj.

Asfalti elektoral është fyerje për inteligjencën e qytetarëve të Tiranës.

Ky ujë që shikoni të hidhet përpjetë si shatërvan është tregues i mentalitetit "shkel e shko" që ka Veliaj.

Erion Veliaj dhe Edi Rama së bashku e kanë qeverisur Tiranën për 19 vjet. Të dy së bashku kanë drejtuar Bashkinë e Tiranës për 5 mandate. Jua kanë kërkuar votën 5 herë për Tiranën me premtimin për ta modernizuar.

Boll me premtime gjigandeske! Tiranës i duhen si fillim standardet më minimale që kanë kryeqytetet e Europës! Tiranës i duhet administrim, normalitet, model i ri, punë ekipi në nivel ekspertësh dhe jo 10 kameramanë për 1 fidan!

Eksperimenti "Rilindje" mori fund. Dolën llum. Veliaj do ngelet me 99 veta. #G99

Zotohem publikisht se pas 14 majit Policia Bashkiake nuk do t'ia konfiskojë tezgën me fiq!