Mashtrimi 1.2 mln euro/ Mbeten në burg zyrtarët e Ministrisë së Financave
Lihen në burg dy zyrtarët e Ministrisë së Financave dhe përmbaruesi të cilët akuzohen se kanë shpërdoruar detyrën dhe i kanë shkaktuar shtetit një dëm prej 1.2 milionë eurove.
Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave Arlind Gjokutaj nuk u paraqit në seancë, pasi sipas avokatëve të ai ka shfaqur probleme kardiake në izolim, dhe më pas është transportuar në spital.
Ndërkohë avokatët kanë kërkuar kohë për t’u njohur me dosjen.
Në seancë kanë qenë të pranishëm vetëm drejtori i personelit në Ministrinë e Financave, Fatmir Hoxhaj dhe Alban Ruli, përmbarues. Sipas prokurorisë, këta shtetas kanë vepruar duke pranuar shpërblimin e shtetasit Ilir Thana, në vlerën e rreth 82.000.000 lekëve, nga të cilat 50.000.000 lekë të kaluara në llogarinë e këtij shtetasi duke e trajtuar si pronar pa qenë në këtë status si dhe duke ekzekutuar për herë të dytë një vendim gjyqësor të ekzekutuar nga Ministria e Financave në vitin 2015.
Në seancë ka folur vetëm Fatmir Hoxhaj, i cili ka pretenduar se në praktikën e ndjekur nuk është bërë asnjë shkelje