Kremlini: Forcat ruse kanë marrë Soledarin
Rusia ka marrë nën kontroll qytetin ukrainas Soledar në rajonin e Donjeckut pas disa muaj luftimesh, njoftoi përfaqësuesi zyrtar i Ministrisë ruse të Mbrojtjes, Igor Konashenkov.
“Çlirimi i qytetit Soledar përfundoi mbrëmë, gjë që është e rëndësishme për vazhdimin e operacioneve të suksesshme sulmuese në drejtim të Donetsk”, tha ai, transmeton TASS.
Sipas Konashenkov, kontrolli i plotë mbi Soledar, i cili është "në buzë të vijës", lejon të shkurtohen linjat e furnizimit të trupave ukrainase në Bakhmut, i cili ndodhet 50 kilometra në jugperëndim, por edhe të bllokohen njësitë e mbetura në këtë qytet.