Franca e gjobit me 5 milionë euro TikTok-un, se të detyronte t'i pranoje 'cookies'
Franca e gjobiti të enjten TikTok me 5 milionë euro për mangësi të lidhura me trajtimin e gjurmimit në internet prej saj, të atyre që quhen "cookies", të cilat kompania në pronësi të “ByteDance” tha se i kishte zgjidhur tani.
Enti mbikëqyrës francez për mbrojtjen e të dhënave, CNIL, tha se hetimi i tij kishte të bënte vetëm me uebsajtin TikTok.com dhe jo me aplikacionet më të përdorura të shërbimit për smartphone.
CNIL zbuloi se për përdoruesit e TikTok.com, nuk e kishin aq të lehtë që të refuzonin gjurmuesit në internet derisa i pranonin ata edhe pse udhëzimet, bazuar në rregullat e BE-së, e kërkojnë këtë që nga viti 2020.
“Bërja e mekanizmit të refuzimit më kompleks në fakt i dekurajoi përdoruesit nga refuzimi i “cookies” dhe i detyroi të preferonin butonin “i pranoj të gjithë””, shpjeguan autoritetet në deklaratë.
Ata zbuluan gjithashtu se përdoruesit e internetit nuk ishin mjaftueshëm të informuar për përdorimin e “cookies” nga TikTok.
Sipas rregullave të Bashkimit Evropian, faqet e internetit duhet të kërkojnë qartë pëlqimin paraprak të përdoruesve të internetit për çdo përdorim të “cookies” - pjesë të vogla të të dhënave të ruajtura gjatë lundrimit në ueb.
“Këto gjetje kanë të bëjnë me praktikat e kaluara që kemi trajtuar vitin e kaluar, duke përfshirë lehtësimin e refuzimit të skedarëve jo me rëndësi dhe sigurimin e informacionit shtesë në lidhje me qëllimet e skedarëve të caktuar,” tha një zëdhënës i TikTok.
"Vetë CNIL theksoi bashkëpunimin tonë gjatë rrjedhës së hetimit dhe privatësia e përdoruesit mbetet një përparësi kryesore për TikTok," shtoi zëdhënësi.