Tap në timon, arrestohet 54 vjeçari në Dibër/ Rrëzohet fadroma afër tunelit të Murrizit, plagoset shoferi

Policia e Dibrës ka arrestuar një 54 vjeçar i cili është konstatuar duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Gjithashtu sipas njoftimit të policisë, në afërsi të tunelit të Murrizit gjatë punës shtetasi L.V., duke drejtuar mjetin tip fadromë në pronësi të një subjekti, ka humbur kontrollin mbi mjet duke rënë në anë të rrugës.

Për pasojë është lënduar drejtuesi i mjetit i cili është dërguar për ndihmë mjekësore në spital.

Njoftimi/ DVP Dibër

Vihet  në pranga 1 shtetas dhe procedohet penalisht një tjetër për vepra të ndryshme penale.

Shërbimet e Policisë Rrugore në DVP Dibër arrestuan në flagrancë shtetasin Z.F., 54 vjeç, banues në Dibër. 54-vjeçari është konstatuar nga patrulla e policisë  duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Dibër proceduan penalisht  në gjendje të lirë shtetasin S.F., 29 vjeç, banues në Dibër, pasi gjatë  kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike canabis sattiva.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

-Informacion paraprak/

Në afërsi të tunelit të Murrizit, gjatë punës shtetasi L.V., duke drejtuar mjetin tip fadromë në pronësi të një subjekti, ka humbur kontrollin mbi mjet duke rënë në anë të rrugës. Për pasojë është lënduar drejtuesi i mjetit i cili është dërguar për ndihmë mjekësore në spital.

Grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.