SHBA mori 510 njoftime për objekte të paidentifikuara vitin e kaluar, thotë Pentagoni

SHBA ka marrë 510 njoftime për fenomene ajrore të paidentifikuara, shumë prej të cilave që fluturuan në hapësirën ajrore ushtarake – duke shënuar një rritje të trefishtë në krahasim me vitin 2021.

Dje Drejtori i Inteligjencës Kombëtare i dorëzoi Kongresit,  Raportin Vjetor mbi Fenomenet Ajrore të Paidentifikuara (UAP)) siç kërkohet nga Akti i Autorizimit të Mbrojtjes Kombëtare për Vitin Fiskal 2022.   

Në një përmbledhje të raportit jo më sekret të lëshuar të enjten, Pentagoni tha se megjithëse nuk kishte prova të jashtëtokësorëve, UAP-të mund të përbënin një kërcënim.

Raporti vjen pas thirrjeve nga Kongresi që ushtria dhe komuniteti i inteligjencës t'i marrin më seriozisht UFO-t.

Vitin e kaluar, Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së hapi zyrën e tij për zgjidhjen e anomalive - për të analizuar të gjitha raportet e objekteve të paidentifikuara, shumë prej të cilave vijnë nga pilotët e Marinës dhe Forcave Ajrore të SHBA.

Ndërsa shumë raste mbeten të pashpjeguara, autoritetet ushtarake amerikane thonë se shpresojnë se zyra do të ndihmojë në zbulimin e aftësisë së spiunazhit të rivalëve.