Gjykata rrëzon dhe ndëshkon dyshen Alibeaj-Basha/ Kasmi: Shkarkimi i deputetëve, i paprecendentë
Gjykata e Apelit ka rrëzuar kërkesën e Enkelejd Alibeajt dhe Lulzim Bashes për të përjashtuar gjyqtaren Irida Kacerja nga gjykimi i çështjes për bashkimin e dy statuteve, atë të 17 korrikut dhe të 18 dhjetorit të vitit 2021.
Kjo kërkesë u bë në muajin dhjetor të vitit të shkuar nga Gazment Bardhi, i cili kërkoi përjashtimin e relatores Irida Kacerja e cila sipas tij ka paragjykuar çështjen pasi kërkoi që avokati Rezart Kthupi që zëvendësoi Indrit Sefën të rregullonte prokuroën e përfaqësimit.
Por Gjykata vlerëson se kërkesa për përjashtimin e gjyqtarit për shkak të vendimeve të ndërmjetme, jo vetëm që nuk gjen mbështetje ligjore, por përkundrazi vjen ndesh me parimin e pavarësisë dhe paanësisë së gjykatës.
I ftuar këtë mëngjes në 'Kafe Shqeto' në Syri Tv, ishte kryeredaktori i ‘Rilindjes Demokratike’, Bledi Kasmi, cili u shpreh ndër të tjera se Alibeaj nuk e ka autoritetin për të shkarkuar deputetë, dhe se për këtë nuk është ndjekur një procedurë formale dhe nuk egziston as një një rrugë ligjore që i jep atij këtë kopetencë.
“Zoti Alibeaj nuk e ka një autoritet të atillë për të shkarkuar deputetë, dhe nuk bëhet fjalë vetëm për kaq, por ai deri më tani ka shkarkuar 9 deputetë me firmën e tij. Është një rast i paprecedentë për dy arsye, një vendim i tillë duhet të ishte votuar të paktën në forume. Pra nga ana formale nuk egziston asnjë shkresë për këtë shkarkim.
Edhe sikur ta presupozojmë se Alibeaj e ka bërë këtë, janë deputetët që marrin vendime për këtë, nuk vendos kryetari i grupit sepse partia nuk është e një individi.
Jemi në një kaos të regjimit i cili kërkon me çdo kusht të marr peng forcën kryesore të opozitës. Them se nuk ka të drejtë Alibeaj të marrë vendime të tilla sepse nuk ka rregullore, nuk është e percaktuar në statut qe vendimet t'i lihen në dorë të një personi të caktuar. Ndërsa në aspektin ligjor, përsa i përket vendimarrjes në parlament këto veprime janë zero. Ne rregulloren e parlamentit është e përcaktuar shumë qartë, se deputeti mund të ndryshoje grupin parlamentar vetëm me dëshirën e tij, por asnjeherë me imponim. Pra kjo nuk ka ndodhur me këto katër deputetë, ato nuk e kanë shprehur dëshirën që të jenë të pavaruar, por janë pjesë e grupit parlamentar të PD” u shpreh Kasmi.