E rëndë në Paris, një vajzë tre vjeçare gjendet e pajetë në lavatriçe
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të enjten në Paris ku një vajzë tre vjeçare u gjet e pajetë brenda në lavatriçe në një apartament.
“Në pamje të parë vogëlushja nuk kishte shenja dhune’ tha një burim për Bfm Tv.
Vajza e vogël u gjet nga babai i saj pasi familja e kërkonte në të gjithë banesën.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes.
Ekpiet e shpëtimit e nxorrën jashtë, por ajo tashmë kishte ndërruar jetë.
Në familje janë edhe katë fëmijë të tjerë.