Reagimi i Agron Çelës/ Ironia e medias sociale: Po legalizohet prostitucioni

Agron Çela, një prej 4 deputetëve të Partisë së Lirisë, dalë nga Qarku i Shkodrës në zgjedhjet e 2021, ka konfirmuar se me anë të një postimi në rrjetet sociale se i është bashkuar Partisë Socialiste.

Çela thotë përmes një postimi në Facebook se Partia Socialiste duhet të ketë shansin të drejtojë Bashkinë e Shkodrës pas 30 viteve nën drejtimin e PD-së që sipas tij nuk i solli asnjë të mirë qytetit.

“Ne duhet t’i japim shansin PS që ta drejtojë Bashkinë Shkodër, pas 30 viteve të drejtimit të PD-së, dhe të mos vazhdojmë me ngarkesa emocionale, që asnjë të mirë nuk i kanë sjellë Shkodrës! Mazhoranca qeverisëse ka përgatitur një paketë investimesh shume te rëndësishme për Shkodrën, ndaj ne duhet të bëhemi mbështetësit e këtij ndryshimi duke votuar për kandidaturën e saj e krijuar një koalicion te fuqishëm me qytetarët për të punuar për Shkodrën”, shkruan Çela.

Por komentuesit kanë reaguar me meme dhe ironi. Duke sjellë në vëmendje përdorimin që po u bën Rama njerëzve të opozitës, ata shkruajnë se po legalizohet prostitucioni.

Ndërkohë, të shumtë janë ata që i kujtojnë edhe fatin që pati Lefter Koka kur u hodh në krahët e Edi Ramës. Jo vetëm kaq, por i kujtojnë edhe fatin e ministrave të tjerë të Ramës, si Saimir Tahiri apo Arben Ahmetaj.

Nuk mungojnë po ashtu edhe memet e shumta për ‘prostitucionin’ politik të dyshes Alibeaj-Basha në favor të Edi Ramës.