Zgjedhjet lokale/ Meta: Fitorja do jetë e padiskutueshme në gjithë vendin

Kryatari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është shprehur i bindur te fitorja e opozitës në zgjedhjet e 14 majit, duke shtuar se askush nuk mund t’i shpërqëndrojë ata nga fitorja.

Në postimin e tij në Facebook, Meta ka theksuar se 'errësira dhe mungësa e transparencës ndaj qytetarëve nga bashkitë e kontrolluara nga “Rilindja", do të marrin fund pas 14 majit'.

Meta ka postuar edhe një pjesë nga fjala e tij gjatë një konference, ku thotë se çdo shqiptar do të votojë ndryshimin që të ndalojë shpopullimin dhe shkretimin.

POSTIMI I PLOTE

Askush nuk mund të na shpërqendrojë nga fitorja e padiskutueshme që pritet në Tiranë, në Durrës, në Elbasan dhe në të gjithë Shqipërinë. Errësira dhe mungesa e transparencës ndaj qytetarëve nga bashkitë e kontrolluara nga "Rilindja", pas 14 majit do të marrin fund njëherë e përgjithmonë. ✌️??

#PartiaLirisë

#VotoNdryshimin

#NdaloShpopullimin