Veliaj thotë se është 'çuni i pastrueses'/ Dylgjeri: Ja ku paska mësuar Rozeta

Pas lajmit se një pastruese dhe i biri i saj, të cilët vodhën qindra-mijëra euro nga një zyrtare e lartë socialist, një video e Erion Veliajt është rishfaqur online.

Dy vite më parë, Veliaj deklaronte se ai është çuni i pastrueses.

“Çuni i pastrueses, goca e pastrueses, në një vend ku gjërat bëhet me meritë, në një parti që i hap dyert për këdo, çdo gjë është e mundur,” tha Veliaj.

Ndërkohë, gazetari Ylli Dylgjeri ka reaguar me ironi ndaj kësaj deklaratë.

“Marketing: Nga Rozeta te inceneratori..

Ja publiciteti me bazë plehrat qe ka bërë pastruesja Rozeta për të kapur klientët VIP,” shkruan ai.