Panik në Budapest, një person sulmon me thikë 3 efektivë policie, humb jetën njëri prej tyre

Një person goditi me thikë tre oficerë policie në Budapest, duke lënë të vdekur njërin prej tyre.

I dyshuari kishte tentuar të hynte në një apartament në një kompleks banimi në Budapest kur u thirr policia. Teksa tre oficerët tentuan ta arrestonin, burri i goditi me thikë dhe u përpoq të ikte, por një oficer i katërt e qëlloi në këmbë.

Kryeministri hungarez Viktor Orbán tha në radion shtetërore të premten se qeveria do të ndihmojë familjen e policit që humbi jetën. Orban nuk dha detaje të mëtejshme për të dyshuarin apo rrethanat e sulmit.