Në gjurmët e të atit, djali i Ronaldinhos nis stërvitjen me të rinjtë e Barcelonës

Djali i ish-yllit botëror dhe të Barcelonës, Joao de Assis Moreira është larguar nga Cruzeiro për të kaluar te ekipi i U-19 të Barcelonës.

I transferuar në korrik 2003 nga blaugranët, Ronaldinho Gaucho u bë një simbol i Barcelonës dhe bëri histori duke qenë protagonist i titullit të Champions League, përveçse fitoi dy Topa të Artë duke veshur fanellën e klubit katalanas.

Sipas gazetës spanjolle “Mundo Deportivo”, negociatat janë bërë direkt nga xhaxhai Roberto de Assis , i cili ishte edhe menaxheri i Ronaldinhos.

Te Cruzeiro, Joao Mendes mbërriti në maj 2018, kur ishte vetëm 13 vjeç. Një vit më pas, ai nënshkroi marrëveshjen e tij të parë me klubin nga Minas Gerais dhe u integrua te U-14. Më pas, mesfushori u bë pjesë e skuadrës U-17.