Kapet në flagrancë duke shitur kokaine, arrestohet i riu shqiptar në Itali
Në prangat e policisë italiane ka rënë një 22 vjeçar shqiptar, pasi u kap në flagrancë duke shpërndarë lëndë narkotike.
Mediat italiane raportojnë se arrestimi ka ndodhur mbrëmë në Caserta.
I riu u kap duke udhëtuar me një Nissan Micra XG, ndërsa rezulton i rregullt në Itali.
Shqiptari u pikas duke shitur një dozë droge, ndërsa gjatë kontrolleve në një cigare elektrike u gjetën 15 doza kokainë.
Ndërkohë, pasi doli para gjykatës, ndaj të riut doli ‘arresti shtëpiak’.