Partygate/ Dalin detaje të reja tronditëse për festën e organizuar në shtëpinë e ish-kryeministrit britanik
Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me skandalin Partygate, në të cilin ishte i përfshirë dhe ish-kryeministri britanik Boris Johson, skandal i cili kontribuoi në rrëzimin e tij.
Në festën e organizuarnë Downing Street më 16 prill 2021, një ditë para funeralit të Princit Filip në Londër, nuk kishte vetëm alkool dhe muzikë të lartë deri në orët e vona të natës dhe shkeljes flagrante të kufizimeve anti-covid që ishte në atë kohë, por edhe seks të pafrenuar.
Këto detaje janë zbuluar nga transmetuesi britanik ITV.
Dy çifte u panë dëshmitarë të shumtë duke kryer marrëdhënie seksuale në festë ku merrnin pjesë asistentë dhe zyrtarë të lartë.
Dëshmitarët janë shprehur se njëri prej çifteve ishin izoluar në një zyrë të errët, ndërsa tjetri kishte zgjedhur kuzhinën, për tu larguar më pas një një dhomë pa drita dhe larg syve të kureshtarëve.
Disa pjesmarrës në këtë festë janë gjobitur nga Scotland Yard, pas hetimit të ngjarjeve të zhvilluara në ambientet institucionale.
Johnson nuk ishte i pranishëm, ai ishte jashtë Londrës në rezidencën e vendit të kryeministrit në Checkers.
Më pas ai u detyrua të bënte një mea culpa para deputetëve të Dhomës së Komunave, në të cilën kryeministri i atëhershëm i kërkoi falje mbretëreshës Elizabeth për mungesën e respektit përballë zisë kombëtare.