Qeveria e Gjenevës rekomandon votat për të huajt
Qeveria kantonale e Gjenevës rekomandon pranimin e nismës, e cila do t’u jepte të huajve të drejta më të mëdha politike.
Aktualisht kushdo që jeton në kanton për më shumë se 8 vjet ka të drejtë të votojë vetëm në zgjedhjet komunale.
Por iniciativa, ‘Një jetë këtu, një zë këtu’, po bën thirrje që të drejtat e votës të zgjerohen kantonalisht.
Në atë që po shihet si një veprim mjaft i pazakontë, qeveria po i bën thirrje Këshillit të Madh kantonal ta pranojë atë, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.
Partitë e krahut të djathtë janë kundër. Lëvizja Qytetare e Gjenevës thotë se të drejtat politike duhet të vijnë vetëm nga natyralizimi dhe Partia Popullore Zvicerane thotë se është një lëvizje e dëshpëruar nga e majta për më shumë vota.
Në çdo rast, meqë do të thotë ndryshim i kushtetutës kantonale, fjalën e fundit do ta ketë populli.
Votimi do të mbahet më 2 prill.