Turqia thërret ambasadorin suedez për protestën e kukullave të Erdoganit në Stokholm
Turqia ka thirrur ambasadorin e Suedisë në Ankara për shkak të një demonstrate të mbajtur në Stokholm, ku një kukull e cila personifikonte Rexhep Tajip Erdogan shfaqej i varur nga këmbët.
Staffan Herrstrom, ambasadori i Suedisë në Turqi, u thirr në ministrinë e jashtme të enjten ku iu përcoll dhe reagimi i Ankarasë, tha një burim diplomatik turk për agjencinë e lajmeve Reuters.
Të enjten, pamjet e shpërndara nga media turke pro-qeveritare treguan atë që ata thanë se ishte një protestë e anëtarëve të PKK-së, në të cilën ata varën një figurë të Erdoganit jashtë bashkisë së Stokholmit.
Shumë pak njerëz mund të shiheshin në pamje.
Ministri i Jashtëm suedez Tobias Billstrom tha se Stokholmi e dënoi incidentin, por nuk iu referua drejtpërdrejt ndonjë vendi.
“Qeveria mbron një debat të hapur për zgjedhjet politike, por distancohet fuqishëm nga kërcënimet dhe urrejtja kundër përfaqësuesve politikë”, tha ai në Twitter.
Ndërsa drejtori i komunikimit të presidencës turke, Fahrettin Altun shkroi në Twitter:
"Terroristët e PKK-së mundën të sfidojë qeverinë suedeze në zemër të Stokholmit është dëshmi se autoritetet suedeze nuk kanë ndërmarrë hapat e nevojshëm kundër terrorizmit,"
PKK ka zhvilluar një rebelim kundër shtetit turk që nga viti 1984.
Dhjetëra mijëra njerëz janë vrarë që atëherë.
YPG, megjithatë, është forca udhëheqëse në Forcat Demokratike Siriane (SDF), të cilat vendet perëndimore e kanë mbështetur në luftën kundër ISIL (ISIS), duke çuar në tensione me Turqinë.
Kujtojmë gjithashtu që Suedia ka kërkuar miratimin e Turqisë për t’u bashkuar me NATO-n për të cilën aplikoi pas pushtimit rus të Ukrainës vitin e kaluar, por siç duket pas këtij incidenti gjërat do të vështirësohen më shumë për vendin skandinav.