PAMJET: Eksplozivi, mjaft dëme në shtëpinë dhe automjetet e shefit të Krimeve në Shkodër

Shpërthimi me eksploziv përpara shtëpisë, që tronditi gjatë natës, 17 pjesëtarët e familjes së Pëllumb Shpatit në Shkodër, shefit të Hetimeve të Krimeve, ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Tri makinat që ishin në oborrin e shtëpisë janë dëmtuar, sikur shihet në pamjet e dërguara nga SYRI TV.

Ngjarja, sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Shkodrës:

"Rreth orës 03:50, në lagjen Dobraç, ka shpërthyer një sasi lënde plasëse, përpara banesës së shtetasit P. Sh., me detyrë shef i Seksionit për Hetimin e Krimeve, në Komisariatin e Policisë Shkodër.  

Si pasojë janë shkaktuar dëmtime të lehta në banesën e tij, si dhe është dëmtuar automjeti i tij. 

Grupi i posaçëm hetimor i ngritur për zbardhjen e kësaj ngjarjeje, nga veprimet e para hetimore, ka siguruar prova që do të çojnë në identifikimin dhe kapjen e autorit apo autorëve. 

Nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, vijon puna për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje."