Ky është shefi i Krimeve të komisariatit Shkodër që iu vu tritoli në banesë
Pëllumb Shpati është personi në foto të cilit i vendosën tritol para banesës gjatë natës.
Ai mban pozicionin e shefit të Seksionit për Hetimet e Krimeve në Komisiariatin e Policisë Shkodër.
Si pasojë e këtij shpërthimi janë shkaktuar dëmtime në banesën e tij si edhe është dëmtuar automjeti i tij.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.
Njoftimi i policisë:
"Rreth orës 3:50, në lagjen Dobraç, ka shpërthyer një sasi lënde plasëse përpara banesës së shtetasit P. Sh., me detyrë shef i Seksionit për Hetimin e Krimeve, në Komisariatin e Policisë Shkodër.
Për pasojë janë shkaktuar dëmtime të lehta në banesën e tij si dhe është dëmtuar automjeti i tij.
Grupi i posaçëm hetimor i ngritur për zbardhjen e kësaj ngjarjeje, nga veprimet e para hetimore, ka siguruar prova që do të çojnë në identifikimin dhe kapjen e autorit apo të autorëve.
Nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, vijon puna për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje."