PD Elbasan denoncon kryebashkiakun Gledjan Llatja: Po blen vota

Dega e Partisë Demokratike në Elbasan ka denoncuar kryebashkiakun e këtij qyteti për presionin që po u bën punonjësve të bashkisë. 

Kryetari i Pd-së në Elbasan Bledi Himci ka publikuar edhe një formualar ku kryebashkiaku Gledjan Llatja u ka shpërndar punonjëve për të mbledhur vota për Partinë Socialiste.

"Ky është formulari  i Bashkisë që po i shpërndahet vartësve  në shërbim të patronazhimit  dhe presionit të administratës  për të mbledhur vota për Gledin në ikje. A mund të ketë turp më të madh për një drejtues institucioni  se të detyrojnë në dëshpërim punonjësit, të premtojë votën . Keni 16 vjet që abuzoni me besimin e një qyteti dhe ka ardhur momenti ti themi boll kësaj maskarade . Partia Demokratike dhe juristët e saj po ndjekin me kujdes dhe po dokumentojnë çdo akt patronazhimi, presioni, influence ndaj administratës për të mbledhur vota për PS-në."