Foto-krahasimi simbol: Policia elektorale gjithmonë pranë Veliajt

Në rrjetet sociale thuhet se nuk kalon një ditë pa një skandal nga kjo qeverisje, ndaj mund të thuhet se është normale që nuk pati shumë vëmendje në lidhje me një darkë skandaloze të mbrëmjes së kaluar.

Kryeministri Edi Rama mblodhi drejtuesit e Policisë së Shtetit, ndërsa vendi ka nisur të ndjejë temperaturat elektorale.

Ky takim, në shkelje të statutit të Policisë së Shtetit dhe Kodit Zgjedhor, u dënua ashpër nga opozita shqiptare.

Vetë Edi Rama, që dikur u bënte thirrje policëve të mbledhin vota për PS-në, bëri një ‘justifikim’ sot, kur tha se i kishte mbledhur drejtuesit e policisë për t’u thënë se duhet të bëjnë punën e tyre.

Por se sa e pavarur është Policia e Shtetit, e tregon ky foto-krahasim, që tregon një nga figurat e larta të forcave blu, në dy kohë të ndryshme, gjithmonë në krah të Erion Veliajt.

Albert Dervishi është një njeri me karrierë në nivelet më të larta në polici, edhe pse autoritetet përkatëse që merren me studimin e komunizmit kanë publikuar dosjen që tregon se ai ka qenë spiun i Sigurimit të Shtetit.

Kjo nuk e ka penguar Dervishajn të jetë në krah të Veliajt, kur ai organizonte tryezat e partisë së tij G99, ku sulmohej me shpifje qeverisja e PD.

Por edhe disa muaj më parë, Dervishaj, në atë kohë zëvendësdrejtor i Policisë së Shtetit, shfaqej si një vartës i Veliajt duke festuar 109-vjetorin e Policisë së Shtetit.