‘Gjykata aktor në krizën e opozitës’/ Murati: Kjo situatë po dëmton Partinë Demokratike

Redaktori i  Gazeta Shqiptare Erl Murati i ftuar në “Task Force” me Sonila Meçon në Syri Tv ka komentuar krizën  në të cilën ndodhet Partia Demokratike momentalisht.

Murati shprehet se fakti që gjykata është përfshirë në këtë situatë duke e lënë pezull çështjen e vulës së Partisë Demokratike dhe duke lenë grupin e Enkelejd Alibeajt të përzërë nga grupi parlamentar grupin tjetër të opozitës, e dëmton opozitën në tërësi.

"Kjo që po ndodh brenda Partisë Demokratike është mishërimi shprehjes “Lufta brenda llojit  është më e egër se lufta kundër llojit tjetër”.  Nga pikëpamja e interesit publik kjo që po ndodh është e trishtueshme. Nuk ka një zgjidhje juridike për këtë krizë politike.

Kushdo që ta marrin vulën e Partisë Demokratike, grupi i Berishës apo grupit të Alibeajt, unë do të thoja që  në fund të fundit fakti që kemi një opozitë të përçarë  vetëm 4 muaj përpara zgjedhjeve të pushtetit vendor, është një lajm i keq për opozitarizmin në tërësi sepse në çdo rast e dëmton Partinë Demokratike dhe opozitën në tërësi.

Pavarësisht sesi do të vendos gjykata, e cila mund të vendos ta thellojë krizën sepse vendos të bëhët aktor në këtë krizë politike.

Fatkeqësisht gjykata është bërë pjesë e kësaj loje por unë them që çfarëdo vendimi të marrë gjykata, nga pikëpamja politike ndërkohë që kemi kryetarin e grupit parlamentar, që përjashton nga grupi parlamentar atë që do të jetë nesër kryetar i Bashkisë së Tiranës , e kjo jo vetëm që lë një shije të hidhur por sigurisht që e dëmton opozitarizmi në tërësi".