Nuk po aktivizohet nga Guardiola, futbollisti drejt largimit nga Man City
Portugezi Joao Cancelo mund të largohet nga Manchester City.
Mbrojtësi portugez nuk po aktivizohet shumë nga Guardiola dhe këtë situatë po e “monitorojnë” nga larg shumë klube të forta nga Franca, Gjermania, Spanja dhe Italia, shkruan The Telegraph.
Cancelo ishte një nga më të mirët në fushë sezonin e shkuar tek City, por duket që këtë sezon gjërat kanë ndryshuar. Ai ka një kontratë me anglezët deri në vitin 2027.
City e vlerëson kartonin e Cancelos 65 milionë euro, por operacioni mund të mbyllet me sukses edhe për 50 milionë euro.