Ermal Rizaj: Statuti i 17 korrikut duhet të ishte regjistruar me kohë. Gjykata po zvarrit procesin!
Në ‘Edicionin e Pasdites’ me Armela Ferkon ishte i ftuar gazetari i çështjeve politike në Syri Tv, Ermal Rizaj për të diskutuar rrëzimin e kërkesës së Enkelejd Alibeajt nga Gjykata e Apelit Tiranë
Gjykata e Apelit të Tiranës ka rrëzuar kërkesën e deputetëve Gazment Bardhi dhe Enkelejd Alibeaj, pas të cilëve qëndron Lulzim Basha.
Këta të fundit patën kërkuar përjashtimin e gjyqtares Irida Kacerja e cila do të shqyrtojë çështjen e statutit të PD.
"Ky vendim vjen 5 ditë para mbajtjes së seancës së radhës mbi statutin e PD. Kuvendi i cili u mbajt nga Berisha i cili u regjistrua nga Gjykata e Shkallës së Parë është kundërshtuar në apel nga Bardhi, pas 5 seancash dhe kërkesës për të ndryshuar gjyqtaren Gjykata e Apelit ka marrë vendimin që gjyqtarja do ta vazhdojë procesin dhe ka dënuar me gjobë palën kundërshtuese.
Kundërshtimi i Bardhit është ngritur në bazën e kërkesës e gjyqtares që avokati Kthupi të paraqesë një prokurë sipas rregullave, sepse nuk ishte pjesë e çështjes që në fillim dhe Bardhi këtë vendim të saj e ka cilësuar si paragjykim dhe ka kërkuar ndryshimin e saj.
Në vendim thuhet se gjyqtarja Irida Kacerja se ky nuk është një vendim nga dëshira e relatores së çështjes për të përpiluar një prokurë të saktë por është vendim i marrë nga trupa e cila ka tre gjyqtarë.
Kjo çështje kalon në një mënyrë e cila nuk merr vëmendjen e duhur por nga ajo që kam ndjekur unë është një proçes i cili ka si synim zvarritje e vendimit të regjistrimit të statutit të partisë demokratike e cila u mbaj me 11 dhjetor. Bardhi ka bërë një kërkesë për të përshpejtuar vendimin mbi statutin e PD, por kjo kërkesë që vjen nga të njëjtët që kërkojnë përshpejtim nxjerrin pengesa ku mungojnë avokatët e tyre, ndërsa pastaj avokati tjetër kërkon kohë që të njihet me statutet e PD, dhe në fund shkon dhe kërkon largimin e relatores së çështjes, pra këta persona që kërkuan përshpejtimin e çështjes janë të vetmit që duan ta zvarrisin 5 herë në 4 muaj.
Është një padi për të bashkuar të dy statutet e PD, por këto janë të ndara dhe nuk kanë asnjë lidhje mes tyre", tha Rizaj.